Vizitoi Kishën e Letnicës, Këshilltarja e Haradinajt akuzon Veselin se po abuzon me katolikët në kohë zgjedhjesh

Aktuale

Vizitoi Kishën e Letnicës, Këshilltarja e Haradinajt akuzon Veselin se po abuzon me katolikët në kohë zgjedhjesh

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 00:54
Veseli vizitoi Kishën e Letnicës

Këshilltarja e kryeministrit në dorëheqje, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka thumbuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se ai po “falet” e “lutet” para zgjedhjeve.

“Politikanët që fillojnë ‘të falen’ e ‘të luten’ një ditë para zgjedhjeve, nuk i bëjnë nder as fesë as shtetit” shkroi ajo.

Haradinaj-Stublla i bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që ta refuzojnë “abuzimin me fenë dhe shtëpitë e zotit në kohë fushatash”.

Në fund, ajo shtoi se vija ndarëse mes fesë dhe shtetit duhet të theksohet ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës.

“Vija ndarëse mes shtetit dhe fesë duhet të shndrisë verbërisht, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës” shkroi Haradinaj Stublla.

Sot gjatë ditës, kreu i PDK’së, Kadri Veseli vizitoi besimtarët katolikë në Letnicë të Vitisë me rastin e manifestimit tradicional fetar kushtuar “Zojës së Madhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat