Serbët sulmojnë Mogerinin se ka ftuar Kosovën në takimin e ministarve të BE-së dhe vendëve kandidate

Aktuale

Serbët sulmojnë Mogerinin se ka ftuar Kosovën në takimin e ministarve të BE-së dhe vendëve kandidate

Nga: F.B Më: 16 gusht 2019 Në ora: 10:37
Federika Mogerini

Serbët sulmojnë shefen e diplomacisë së BE Mogerini për ftesën për Kosovën në takimin e ministrave të jashtëm evropianë!

Shefja e diplomacisë së BE në largim Federika Mogerini ka ftuar përfaqësuesit e Prishtinës në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së dhe vendeve kandidate në Helsniki, shkruan “Verçernje Novosti” përcjell “Bota Sot”, në këtë kanë reaguar zyrtarët serb duke e quajtur këtë si të palejueshme.

Sipas gazetës me këtë Mogerini dëshiron që pasardhësit të saj spanjollit Zhosep Borel të i imponoj listën e pjesëmarrjes së takimeve të ardhshme në këtë format duke kyçur edhe politikanët e Prishtinës.

Takimet e këtilla që mbahen çdo 6 muaj organizohen nga kryesuesi i BE-së por formalisht shefja e diplomacisë së BE-së në këtë rast Mogerini iu dërgon ftesat pjesëmarrësve.

Burime të “Veçernje Novosti” kanë thënë se Mogerini të mërkurën befasisht ka vendosur që të dërgoj ftesë përfaqësuesve të Prishtinës, përkatësisht ministrit Behxhet Pacolli, përkundër sipas gazetës kundërshtimit të Madridit dhe faktit se askush nga vendet tjera nuk ka kërkuar këtë.

Takimet e këtilla mbahen në format ku para pjesëmarrësve vendoset vetëm emri pa simbole shtetërore, pro qëndrimi i Beogradit është se përfaqësuesit e Prishtinës nuk e kanë aty vendin.

Ministri Daçiq ka thënë se do të konsultohet me presidentin Vuçiq nëse Serbia do të marr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate në Helsniki.

"Përfaqësuesja e lartë në largim në momentin e fundit ka ndryshuar të gjithë konceptin e këtyre takimeve dhe aty do të jenë edhe ‘vendet partnere’. Këtë po e bënë në fund të mandatit vetëm që të mundësoj pjesëmarrjen përfaqësuesve të Prishtinës ", theksoi Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat