Thaçi: “Hardh Fest” ka arritur të ndërkombëtarizohet, të sjellë emra të njohur të artit ndërkombëtar në Rahovec

Aktuale

Thaçi: “Hardh Fest” ka arritur të ndërkombëtarizohet, të sjellë emra të njohur të artit ndërkombëtar në Rahovec

Nga: M.H Më: 16 gusht 2019 Në ora: 14:58
Hashim Thaçi

Me moton “Një got për mot” edhe zyrtarisht sot është bërë hapja e festës së rrushit “HardhFest 2019”, festë kjo e cila promovon vlerat kulturore të vendit tonë. Me aktivitete të shumta, për tre ditë me radhë, 16, 17 dhe 18 të këtij muaji, “Konaku” i Rahovecit do ofroj aktivitet të shumta për vizitorët e saj. Lidhur me hapjen e këtij festavili, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, shkroi në facebook duke uruar hapjen e tij dhe shkruar që Kultivimi i hardhisë në këtë pjesë të Kosovës është edhe dëshmi e orientimit tonë evropian:

Postimi i plotë

Duke promovuar kulturën e punës dhe historikun e festës së vjeljes së rrushit, sot kam marrë pjesë në hapjen e Festivalit “Hardh Fest” në Rahovec. Kultivimi i hardhisë në këtë pjesë të Kosovës është edhe dëshmi e orientimit tonë evropian, i cili është i rrënjosur thellë në vlerat e lashta perëndimore. “Hardh Fest” ka arritur të ndërkombëtarizohet, të sjellë emra të njohur të artit ndërkombëtar në Rahovec, të organizojë aktivitete shumë atraktive, që kanë tërhequr vëmendje edhe botërore. Urime të gjithë vreshtarëve festa e vjeljes së rrushit! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat