Tahiri: Më shumë skandale ka prodhuar AAK-ja për 2 vjet, sesa PDK-ja për 12 vjet

Aktuale

Tahiri: Më shumë skandale ka prodhuar AAK-ja për 2 vjet, sesa PDK-ja për 12 vjet

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 15:08
Abelard Tahiri

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës , Abelard Tahiri ka theksuar se gjatë 12 viteve që ka qenë në pushtet partia e tij, në Kosovë janë bërë një sërë arritjesh, veçanërisht në arsim dhe në aspektin e rritjes së pagave.

Tahiri, në një intervistë për emisionin “Përballje ditore” në Telegraf, duke i komentuar akuzat e oponentëve politik rreth asaj se PDK ka qenë përgjegjësja kryesore që korrupsioni dhe nepotizmi është instaluar nëpër institucionet e vendit dhe se është kapur drejtësia, ka theksuar se kjo nuk qëndron sepse shumë aktakuza janë ngritur edhe ndaj zyrtarëve të kësaj partie.

“Në luftën kundër krimit dhe korrupsionit janë ndjek shumë ministra të qeverisjes së kaluar, njëkohësisht kemi edhe kryetar të komunave që janë të dënuar për korrupsion. Për herë të parë e kemi bërë një ligj mjaft të fuqishëm, ku i jepet mundësi prokurorëve dhe gjyqtarëve me i konfisku pasuritë qoftë të politikanëve, biznesmenëve të fuqishëm, etj”, ka shtuar ai.

Ministri në detyrë i Drejtësisë, iu është kundërpërgjigjur edhe akuzave të deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Time Kadriaj, e cila ka thënë se “Veseli po thotë që do ta luftojë korrupsionin, por ka harruar që tash e 13 vite është në pushtet”.

Tahiri ka theksuar se më shumë skandale i kanë bërë për 2 vjet anëtarët e AAK-së, se sa PDK-ja për 12 vite.

“Sa kanë prodhuar njerëzit e AAK-së skandale për 2 vjet, ne nuk kemi prodhuar për 12 vjet. Edhe e kanë tejkaluar…..”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat