Isa Mustafa komenton aderimin e ish-deputetit Shpejtim Bulliqi nga partia e tij në Vetëvendosje

Aktuale

Isa Mustafa komenton aderimin e ish-deputetit Shpejtim Bulliqi nga partia e tij në Vetëvendosje

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 15:41
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ja komentuar aderimin e ish-deputetit Shpejtim Bulliqi nga partia e tij në Vetëvendosje.

Mustafa ka thënë se vendimi i tij për të kaluar në cilën do parti është personal, por konsideron se Bulliqi i ka mbetur borxh Kosovës.

Sipas Mustafës, ai së bashku me kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj, duhet ta marrin përgjegjësinë për kthimin e kufirit në Zhleb dhe Çakorr.

“Është çështje e vullnetit të tij politik, mirëpo Shpëtimi i ka mbetë borxh këtij vendi, çështjen e kufirit me Malin e Zi, ka mbet borxh bashkë me kryeministrin Haradinaj ta kthejë kufirin në Çakorr dhe Zhleb, sepse kanë qenë premtime të mëdha të tyre dhe ato premtime nuk mundet as Bulliqi, as kryeministri t’i mbulojë, njëri me dorëheqje, tjetri me kalim në parti tjetër”.

“Këtë obligim e kanë, për çështje të tjera janë çështje të tyre personale”, ka thënë për EO lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Ish- anëtari dhe deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, është anëtarësuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje.Ai ishte caktuar nga kryeministri Haradinaj  Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat