Lajm i mirë për Kosovën nga ish-zyrtari i CIA-s

Aktuale

Lajm i mirë për Kosovën nga ish-zyrtari i CIA-s

Nga: A.ZH Më: 16 gusht 2019 Në ora: 16:50
Steven Meyer, ish-zëvendës i shefit të CIA-s për Ballkanin

Steven Meyer, ish-zëvendës i shefit të CIA-s për Ballkanin, ka thënë se është për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka deklaruar për të përjavshmen “NIN”, se veriu i Kosovës duhet t’i takojë Serbisë, ndërsa Lugina e Preshevës dhe Republika Srpska duhet të nxirren më vonë në tavolinë.

Megjithatë, Meyer ka theksuar Amerika nuk e përkrah këtë zgjidhje.

Duke komentuar deklaratën e Meyer, ish-ambasadori i Kosovës në Suedi Lulzim Peci, ka treguar se Meyer edhe në vitin 2009 mbronte opsionin e ndarjes së Koosvës, duke thënë se me këtë pajtoheshin edhe politikanët serbë Tadiq dhe Jeremiq.

Peci ka theksuar se gjëja më e rëndësishme është fakti që Meyer e pranon se Amerika nuk e përkrah ndarjen e Kosovës dhe se ky opsion është prishur.

Postimi i Pecit:

Me Steven Meyer kam qenë folës kryesor në një debat në Washington në shkurt të vitit 2009 të organizuar nga USIP dhe të moderuar nga Daniel Serwer.

Ai asokohe e mbronte opsionin e ndarjes së Kosovës dhe “transferimit humanitar” të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës në Kosovë dhe serbëve nga pjesa qendrore e jugore në Serbi, dhe e tha hapur se më këtë pajtoheshin Tadiqi dhe Jeremiqi. Të mos se këtë opsion me dëshirë do ta pranonin Vuçiqi dhe Daçiqi.

Tani po duket se paska përparuar, pasi nuk po e përmend opsionin e dytë. Por, gjëja më e rëndësishme është fakti që ai po e pranon se tani Washingtoni nuk e përkrah as ndarjen e Kosovës.

Fatmirësisht që letrat për këto opsione janë prishur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat