Taksa për Maqedoninë e Veriut, sa e gabueshme aq edhe populliste

Aktuale

Taksa për Maqedoninë e Veriut, sa e gabueshme aq edhe populliste

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 17:05
Safet Gërxhaliu

Vendimi i ministrit të Tregtisë e Industrisë Endrit Shala, për masa reciproke për produktet e mjaltit e patates të Maqedonisë së Veriut që importohen në Kosovë, po cilesohet  ndër vendimet që Qeveria në dorëheqje nuk ka legjitimitet t'i marrë.

Reagime të shumta kanë ardhur menjëherë pas këtij vendimi të ministrit Shala, i cili u vlerësua si vendim popullist, i pa arsyeshëm dhe në kohë të gabuar.

Analisti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerëson se vendimi i ministrit, sa i gabueshëm aq është edhe popullist, pasi që Qeveria në ikje nuk ka të drejtë të marrë një vendim të tillë.

“Në rend të parë Kosova është në një situatë mjaftë të vështirë, një situatë ku me së shumti po i konvenon armiqëve të saj dhe kundershtarëve, prandaj, në këtë drejtim vendimet që janë duke u marrë kohëve të fundit janë vërtetë  absurde, dhe po e ngulfasin ardhmerinë e Kosovës, dhe këtë më së miri e dëshmon ky vendim i ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për taksën ndaj prodhimeve të Maqedonisë së Veriut.

“E para si mund te vihet deri te një vendim i tillë, përderisa e kemi një qeveri në dorëheqje, në rend të dytë cilat janë analizat e bëra paraprakisht në këtë drejtim dhe a do të jetë popullizmi dhe aktivitetet tjera mbi interestat e shtetit,  interesa të cilët vërtetë po e dëmtojnë Kosovën qoftë në aspekt politik, ekonomik e social e mbi të gjitha, ne aspektin integrues dhe ne raportet e mira me vendet e rajonit".

Gërxhaliu, vlerëson se ky vendim, duhet t'i shqetësojë të gjithë ata që Kosovën e shohin dhe dëshirojnë ta shohin në familje europiane,  një vend model për fqinjësi të mirë dhe në këtë drejtim një vendim i tillë, që është marrë sot dhe ai paraprak për taksën 100 përqind nuk duhet të na habit, që Kosova sot as nuk graviton në listen e vendeve për terheqjen e investimeve te huaja direkte.

Këtë fakt, Gërxhaliu thotë se e ka dëshmuar, raporti i ri Financial Times, ku e para është Serbia e dyta Maqedonia e në mesin e 100 shteteve Kosova nuk figuron fare

Sipas tij, ky  është një mjerim qe Kosova nuk e ka merituar, duke shtuar se ky është ushqimi më i mirë i armiqve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat