“Kush ja ka prerë teshat Shpejtim Bulliqit”

Aktuale

“Kush ja ka prerë teshat Shpejtim Bulliqit”

Nga: N.Sh Më: 16 gusht 2019 Në ora: 17:56
Shpetim Bulliqi

Ish-zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi sot ka zyrtarizuar kalimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje.

Për këtë çështje, ka reaguar ish-këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj, i cili e quan parashutist Bulliqin.

Gecaj përmes një postimi ën Facebook, pohon se, është njëfarë parashikuesi i së ardhmes pasi në vitin 2016 ka shkruar për Bulliqin.

“Është fat në këtë fatkeqësi që ai tanimë nuk është në radhët tona, edhe pse u largua vetëm atëherë kur kishte konkluduar se LDK-në nuk do të mundë ta dëmtonte më!”, shkruan Gecaj.

Ja postimi i plotë:

Parashutisti Shpejtim Bulliqi!

Në një postim timin të 17 gushtit 2016, në mes tjerash, kisha konkluduar se ishte “mëse e sigurt se e ardhmja do të tregoj se kush ja ka prerë teshat Shpejtim Bulliqit”! Dhe për besë po del të kisha qenë njëfarë Nostradamusi (parashikues i së ardhmes). Pasi që mori shpërblimin nga “rrobaqepësi” i tij i parë (AAK), Bulliqit del t’i është dashur të ndërroi “rrobaqepës” (LVV) për të marrë shpërblimin e tij të radhës. Megjithatë, pos disa piknikëve në bjeshkët e Rugovës, Bulliqi dhe patronët e tij që morën pushtet nuk arritën të ndërrojnë bash asgjë; kufiri mbeti aty ku ishte, ndërsa qytetarët e pafajshëm mbetën pa liberalizim vizash! Është fat në këtë fatkeqësi që ai tanimë nuk është në radhët tona, edhe pse u largua vetëm atëherë kur kishte konkluduar se LDK-në nuk do të mundë ta dëmtonte më!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat