Ja çka e detyruan serbët të bëj ky plak shqiptar, por dëgjoni përgjigjen e tij

Aktuale

Ja çka e detyruan serbët të bëj ky plak shqiptar, por dëgjoni përgjigjen e tij

Nga: N.Sh Më: 16 gusht 2019 Në ora: 19:20
Pamje nga video

Në një video të publikuar në rrjetet sociale e realizuar gjatë kohës së luftës, është një moment i dhimbshëm kur një plak shqiptar nga Reçaku detyrohet nga forcat serbe që të flasë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 15 janar të vitit 1999 nga paramilitarët serbë në Reçak u vranë mbi 45 civilë shqiptarë, mes tyre edhe 8 pjesëtarë të UÇK-së.

Plani gjenocidal i Millosheviqit përpos vrasjeve ishte i fokusuar edhe në përhapjen e propagandës për luftën për liri që bënte Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Gjatë asaj kohe, serbët përpiqeshin që një të moshuar ta detyronin që të flas kundër UÇK-së, madje ata edhe e udhëzojnë që ai të shprehet se UÇK-ja në Reçak është ajo që po kryen krime.

“Çfarë po bëjnë ata, UÇK në fshat, fol”, dëgjohen ushtarët serbë ndërsa e udhëzojnë të moshuarin shqiptar të flasë në gjuhën serbe.

Pamja e dhimbshme e plakut fisnik shqiptar i cili refuzon të flas keq për UÇK-në dhe shqiptarët do të mbetet pa dyshim një imazhet më të tmerrshme të asaj që regjimi gjenocidal i Millosheviqit bëri në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat