Klinaku: LB-ja bën koalicion vetëm me ata që janë për shkëmbim të territoreve

Aktuale

Klinaku: LB-ja bën koalicion vetëm me ata që janë për shkëmbim të territoreve

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 23:10
Avni Klinaku

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka thënë se kushti i kësaj partie për të bërë koalicion parazgjedhor me subjektet e tjera politike është për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se LB’ja këtë herë do të bëjë koalicion vetëm me ato parti që e përkrahin këtë ide.

Klinaku ka thënë për “Epoka e re” se shkëmbimi i territoreve është e vetmja rrugë për ta zgjidhur problemin shekullor në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, kjo çështje nuk do të mbyllet derisa nuk zgjidhet përfundimisht.

“Zgjidhja e çështjes shqiptaro-serbe bëhet vetëm nëpërmjet ndërrimit të territoreve në bazë të vijave etnike”, ka thënë Klinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat