Pasuria e Naser Shalës për të cilin reaguan SHBA-të dhe Britania

Aktuale

Pasuria e Naser Shalës për të cilin reaguan SHBA-të dhe Britania

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 23:43
Naser Shala

Naser Shala, njeriu në krye të Agjencisë së Verifikimit të Pronës, u bë shkas që SHBA-të dhe Britania të largohen bordi i këtij institucioni.

Të dy këto shtete cilësuan se Shala është njeri i pakualifikuar, dhe i cili mund të veprojë direkt në interes partiak dhe personal.

Shala kishte deklaruar pasurinë e  tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në AKK ai ka deklaruar se ka një makinë në vlerë prej 45 mijë eurosh në pronësi të vetën.

Në pronësi të fëmijëve ai ka dy makina, një Golf 6 dhe Golf 7 në vlerë prej 9 mijë e 600 eurosh, respektivisht 8 mijë e 500.

Shala po ashtu ka një shtëpi në vlerë prej 200 mijë eurosh të cilët ai thotë ta ketë blerë me kredi.

Në pronësi të bashkëshortes së tij janë edhe dy banesa me vlerë të përbashkët prej mbi 100 mijë eurosh.

Përveç pagës mujore, Shala ka të ardhura edhe nga qiratë e banesave si dhe nga kompania në të cilën ai ka aksione.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat