Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në 21 vjet nga rënia heroike e dëshmorit, Skënder Çeku, ka thënë se ai ishte udhëheqës i vendosur e strateg i mprehtë.
“Skender Çekun e takova në frontet e luftës. Burrë me të gjitha tiparet e luftëtarit shqiptar. Udhëheqës i vendosur e strateg i mprehtë. Skënderi ra në fushë të nderit, 21 vjet më parë, për ta fituar pavdekësinë që populli i Kosovës ta realizojë ëndrrën e lirisë. Lavdi”, ka shkruar ai në Facebook.