Deda: Opozita duhet të bëjë listë të përbashkët

Aktuale

Deda: Opozita duhet të bëjë listë të përbashkët

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 11:52
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, përmes një postimi në Facebook ka folur sesa e rëndësishme është shkuarja në zgjedhje, e jo se kush do të bëhet kryeministër.

“Zgjedhjet e radhës janë mundësi për Kosovën, po jo me diskutimet “kush osht kryeministër” apo “kush me kon po bon koalicion” para ose pas zgjedhjeve.

Logjika e thotë që Qeveria e tashme duhet të bëhet opozitë, dhe opozita e tashme të bëhet Qeveria e ardhshme. E në Kosovë logjika e shëndoshë po sfidohet.

Ku është logjika me qenë kundër PAN-it si grup, por me dal bashkë më zgjedhje me pjesë të PAN-it?

Apo, ku është logjika që në këto zgjedhje vendimtare të thuhet “vullneti i anëtarësisë është të dalim vet në zgjedhje”?

Apo “bëjmë koalicion vetëm me udhëheqësin tonë”?

Të gjitha partitë e kanë para vetës sondazhin e bërë pas 3 gushtit, ku të katër partitë e mëdha janë mes 19 e 22%, dhe për arsye të margjinës së gabimit nuk dihet cila është partia e parë. Unë këtu s’po shoh ndryshim, por Qeveri me pjesë të PAN-it prap, qeveri të gjysmë-ndryshimit.

Është vetëm një mundësi për ndryshim – ai i cili është në tryezë qe 10 vjet, po asnjëherë nuk e realizua për shkak të raporteve mes partive, dhe interesave të tyre partiake apo grupeve brenda partive. Ky është bashkimi i forcave demokratike, lista e përbashkët, dhe programi emergjent qeverisës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat