Flasin nga ministria, bëhet e ditur a u hoq flamuri nga Kalaja e Artanës

Aktuale

Flasin nga ministria, bëhet e ditur a u hoq flamuri nga Kalaja e Artanës

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 12:34
Kalaja e Artanës

Dje në media është raportuar për heqjen e flamurit të Kosovës nga Kalaja e Novobërdës. Madje u pretendua se flamuri kosovar u zëvendësua me atë të serbëve.

Pas marrjes së këtij lajmi sot në vend të ngjarjes kanë dalë zyrtarë nga Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit.

Drejtori për Trashëgimi Kulturore në këtë ministri, Ismet Hajrullahu, ka thënë se flamuri i Republikës së Kosovës nuk është larguar fare nga kalaja.

Tutje Hajrullahu tha se ky objekt është dhe mbetet i shtetit të Kosovës dhe flamuri në të është duke qëndruar që nga muaji maj i këtij viti.

Se nuk u largua simboli i shtetit te Kosovës nga aty e konfirmoi edhe punëtori i sigurimit në këtë objekt.

Ai se e mbikëqyrin 24 orë objektin dhe se lajmet për vendosjen e një flamur serb janë vetëm gënjeshtra.

Pas kësaj situate policia nga Gjilani ka dërguar një patrullë e cila po qëndron aty që nga mbrëmë për çështje sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat