A ishte i kundërligjshëm vendimi i Shalës për masë reciproke ndaj Maqedonisë së Veriut?

Aktuale

A ishte i kundërligjshëm vendimi i Shalës për masë reciproke ndaj Maqedonisë së Veriut?

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 15:16
Ramush Haradinaj dhe Endrit Shala

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë vendim gjatë ditës së djeshme për masa reciproke ndaj Maqedonisë së Veriut, duke ndaluar kështu importimin e mjaltit dhe patatës nga ky vend.

Vendimi që u mor nga ministri në detyrë, Endrit Shala, u bë me arsyetimin se Maqedonia e Veriut ka vendosur barrier tarifore ndaj rasadit të peshkut që vije nga Kosova, dhe se pavarësisht ankesave e paralajmërimeve kjo çështje nuk ishte rregulluar.

Vendimi i Shalës, vije pavarësisht se kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj kishte udhëruar ministrat që mos të marrin vendime deri në një verdikt të Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu, Haradinaj në një mbledhje të mbajtur pa praninë e mediave, kishte urdhëruar sekretariatet e ministrive që mos të dërgojnë asnjë vendim për nënshkrim të ministrave.

Lajmi ka pyetur në zyrën e kryeministrit, se a është konsultuar ministri Shala paraprakisht në lidhje me vendimin e marrë për masën reciproke ndaj Maqedonisë mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë, njohësi i Kushtetutës, Riza Smaka, tregon nëse vendimi i Shalës mund të konsiderohet i kundërligjshëm.

Ai thotë se në momentin që një kryeministër jep dorëheqje, Qeveria konsiderohet si e rënë.

Megjithatë, thekson Smaka, ministrat aktualisht janë si njëllojë ushtrues të detyre të posteve të tyre.

“Kjo nuk specifikohet me Kushtetutë. Sidoqoftë me rastin e dorëheqjes së kryeministrit, Qeveria konsiderohet si e rënë. Në këtë formë ministrat në këtë rast janë si lloj ushtrues detyre, dhe ata mund të marrin vendime emergjente. Vendim emergjent mund të konsiderohet edhe masa reciproke ndaj shteteve të ndryshme”, sqaron Smaka.

Ministri Shala dje në një intervistë konfirmoi se nuk do të zbprapset nga vendimi për masë ndaj Maqedonisë.

Sipas tij, për kthimin prapa të këtij vendimi, duhet të reflektëoj edhe Republika e Maqedonisë Veriore.

Kujtojmë, se Kosova më parë kishte vendosur taksë 100 për qind edhe ndaj mallrave serbe, vendim ky që po qëndron ende në fuqi. Taksa më vonë ishte bërë shkas për bllokimin e dialogut mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat