Deputetja e LDK-së “lutet” që PDK-ja të mos shkaktoj bllokim të seancës së 22 gushtit

Aktuale

Deputetja e LDK-së “lutet” që PDK-ja të mos shkaktoj bllokim të seancës së 22 gushtit

Nga: A.M. Më: 17 gusht 2019 Në ora: 16:00
Valentina Bunjaku Rexhepi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi, “lutet” që Partia Demokratike e Kosovës të mos shkaktojë ndonjë bllokim apo vonesë në shpërbërjen e Kuvendit.

Ajo përmes një postimi në Facebook, është shprehur se shpërbërja e Kuvendit të Kosovës, kërkon numër të madh të votave.

Postimi i plotë:

Të vetmen parti që nuk po e duan për bashkëpunim, është PDK-ja. Tash duhet të presim konfirmimin zyrtar e demokratik të qytetarëve në kutitë e votimeve, se ku duhet ta ketë vendin PDK-ja, që nuk po e do për bashkëpunim asnjë parti tjetër. Vullneti i partive është i nisur edhe nga supozimi se populli nuk po i do, se kanë qeverisur me aq shumë skandale dhe se kanë përvoja zhgënjyese me të në bashkëpunimet e deritashme. Vota demokratike realisht do ta përcaktojë forcën e secilës parti. Deri më tash, sa vërejmë në takime me qytetarë, LDK do ta ketë mbështetjen më masive dhe do të jetë prijëse e proceseve të mëdha. Por temat si dialogu me Serbinë e taksa janë çështje përtej interesit të një partie. Dhashtë Zoti që PDK-ja për shkak të frikës për të shkuar në zgjedhje se i humb ato, të mos na krijon ndonjë bllokim ose vonesa të shpërbërjes së Kuvendit, më 22 gusht, siç dinë shpesh të bëjnë intriga të tilla! Shpërbërja e Kuvendit kërkon numër të madh të votave!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat