Veseli: Skënder Çeku do të kujtohet si luftëtar dhe strateg i madh - Bota Sot
Veseli: Skënder Çeku do të kujtohet si luftëtar dhe strateg i madh

Aktuale

Veseli: Skënder Çeku do të kujtohet si luftëtar dhe strateg i madh

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 16:21
Kadri Veseli

Kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli, ngriti lartë figurën e heroit të Kosovës, Skënder Çekut, duke thënë se kontributi i tij ishte i pazëvendësueshëm në betejat e Loxhës.

“Heroi i Kosovës, Skënder Çeku, ishte një prej veprimtarëve më të hershëm në përpjekjet tona për liri dhe pavarësi. Ai dha kontribut shumëvjeçar në organizimin dhe armatosjen e ushtarëve të UÇK-së. Shquhej për aftësi shumë të mira luftarake dhe kontributi i tij ishte i pazëvendësueshëm në betejat e Loxhës”, shkroi Veseli.

Po ashtu, Veseli tha rënia e Çekut ishte një humbje e madhe për UÇK-në, porse do të kujtohet gjithmonë si luftëtar dhe strateg të madh.

“Ishte i guximshëm dhe me heroizëm të madh u dilte gjithnjë në ballë betejave. Rënia e tij para 21 vjetësh ishte një humbje e madhe për UÇK-në. Do ta kujtojmë gjithmonë si luftëtar dhe strateg të madh, që la gjurmë të pashlyeshme në luftën tonë çlirimtare”, përfundoi Veseli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...