“O’Connell - hero i Kosovës, çmontuesi më i madh i bosëve të kriminalizuar politik”

Aktuale

“O’Connell - hero i Kosovës, çmontuesi më i madh i bosëve të kriminalizuar politik”

Nga: A.ZH Më: 17 gusht 2019 Në ora: 17:54
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruari O’Connell

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruari O’Connell, po konsiderohet si heroi më i madh i Kosovës, në 20 vitet e periudhës post-çlirim.

Këtë vlerësim e ka dhënë analisti politik Vigan Qorrolli, përmes një postimi në Facebook, përcjell Bota sot.

Qorrolli ka thënë se O’Connell do të hyjë në analet e modernitetit të Kosovës si çmontuesi më i madh i bosëve të kriminalizuar politik dhe si shkërmoqësi më i denjë i kapjes së shtetit nga bandat parapolitike dhe politike të atdheut tonë.

Postimi i plotë i Qorrollit:

Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairí O'Connell, nuk e kam takuar asnjëherë ‘in person’ dhe kjo domethënë që nuk kam asnjë njohje me të.

Ky erudit i diplomacisë perëndimore, kjo shtyllë e liberal-demokracisë botërore dhe ky besimtar i pathyer i forcës së sundimit të ligjit — është heroi më i madh i Kosovës, në gjithë këto 20 vjet të periudhës post-çlirim.

Ambasadori do të hyjë një ditë në analet e modernitetit të Kosovës si çmontuesi më i madh i bosëve të kriminalizuar politik dhe si shkërmoqësi më i denjë i kapjes së shtetit nga bandat parapolitike dhe politike të atdheut tonë.

Të faleminderit Ambasador për çdo gjë. Besimplotë që pasardhësi juaj në krye të kësaj fisnikërie perëndimore — do e vazhdojë idealin tuaj — për një Kosovë pa krim dhe pa kriminelë në krye të institucioneve shtetërore.

Thanks a million, Ruairi. You are a true hero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat