U tha se s’ka flet-arrest ndërkombëtar për Radojiciqin, vjen reagim i ashpër kundër drejtësisë në Kosovë

Aktuale

U tha se s’ka flet-arrest ndërkombëtar për Radojiciqin, vjen reagim i ashpër kundër drejtësisë në Kosovë

Nga: A.ZH Më: 17 gusht 2019 Në ora: 18:02
Milan Radojciq

Sot është raportuar se Kosova nuk ka lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për Milan Radojciqin, i dyshuar për vrasjen e liderit serb e Oliver Ivanoviq.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Miftaraj ka thënë se Republika e Kosovës, po i amniston në mënyrë të poshtër kriminelët që dyshohet se kanë qenë promotor të zhvillimit të krimit.

Sipas Miftarajt, jo vetëm flet-arrest po edhe në burg do të ishte tani, nëse do të bëhej fjalë për ndonjë shqiptar a serb që nuk ka lidhje me politikën dhe grupet e interesit.

Reagimi i Miftarajt pa ndërhyrje:

Republika e Kosoves e masakron krimin e organizuar dhe korrupsionin me deklarata, komunikata apo ne debate televizive, ama i AMNISTON ne menyren me te poshter te mundshme edhe ata kriminel qe dyshohen se kane jane promotoret e zhvillimit te krimit te organizuar, korrupsionit dhe rrenimit te rendit kushtetues dhe juridik te kesaj Republike qe kemi.

Radojçiq mundet mu hetu ne Kosove, po tipi mundet me shku mu la ne deti ne Mal te Zi, Kroaci, Mallorka, Miami e ku ti teket se Kosova nuk e kerkon jashte shteti.

Qe sa serioze jeni ne luftimin kriminalitetit ne Kosove. Me pas qene naj shqiptar apo serb qe ska lidhje me politiken dhe grupet e interesit, deri tash jo veq ish leshu flete-arresti nderkombetar por edhe ne burg ish kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat