‘100 për qind fushatë’, Haradinaj thotë se e ka ndërruar drejtimin e shtetit

Aktuale

‘100 për qind fushatë’, Haradinaj thotë se e ka ndërruar drejtimin e shtetit

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 18:32
Ramush Haradinaj

Edhe pse ende nuk është shpërbërë Kuvendi i Kosovës dhe as nuk është caktuar datë për zgjedhje, liderët e partive politike kanë nisur fushatën.

Kryeministri në largim i cili është edhe lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka qëndruar në Lipjan.

Në Këshillin Drejtues të AAK-së në Lipjan, ai ka thënë se është detyruar ta luftojë logjikën e sjelljes si protektorat.

Haradinaj ka thënë se e ka bërë këtë duke marrë vendime sovrane në mbrojtje të të drejtës së Kosovës.

“Udhëheqja e vendit nga Aleanca është garancë se Kosova do të veprojë në kapacitete të plota 100% shtet dhe për kthimin e vlerave tona sublime të nderit, moralit e dinjitetit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Në Lipjan, me Këshillin Drejtues të Aleancës, theksova se nga logjika e sjelljes si protektorat, para dy vjetësh, si Kryeministër, jam detyruar ta ndërroj drejtimin e shtetit, duke marrë vendime sovrane në mbrojtje të të drejtës së Kosovës. Udhëheqja e vendit nga Aleanca është garancë se Kosova do të veprojë në kapacitete të plota 100% shtet dhe për kthimin e vlerave tona sublime të nderit, moralit e dinjitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat