“Tallava politikë”, vendimet e ministrave në dorëheqje - Bota Sot
“Tallava politikë”, vendimet e ministrave në dorëheqje

Aktuale

“Tallava politikë”, vendimet e ministrave në dorëheqje

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 19:44
Qeveria e Kosovës

Edhe një vendim tjetër e ka marrë qeveria në dorëheqje. Ministri në dorëheqje i Tregtisë, Endrit Shala, vendosi taksë ndaj disa produkteve të Maqedonisë së Veriut.

Disa ditë para këtij vendimi, edhe Ministria e Drejtësisë vazhdoi me fazën e re të përzgjedhjes së noterëve.

Këto vendime, nga ana e Institutit të Kosovës për Drejtësi, po shihen si vendime të paligjshme, marrë parasysh se qeveria është në dorëheqje.

Ehat Miftari thotë se këto vendime nga këta ministra, po bëhen veç për të bërë fushatë.

E, sipas tij, këto po lejohen për shkak se nuk ekziston legjislacion i caktuar që mund të tregojë se si të veprojë qeveria kur është në largim.

Miftari shton se këto vendime dhe të tjera të ngjashme duhet të kthehen në pikën zero.

Ndaj vendimit të Ministrisë së Tregtisë së Kosovës, ka reaguar edhe ministri i Bujqësisë i Maqedonisë së Veriut, Trajan Dimovski.

Ai ka thënë se ndalimi i importit të rasatit të peshqve nga Kosova, nuk paraqet ndalesë të posaçme vetëm për Kosovën, raporton KTV

“Nuk po implementojnë monitorimin, nuk ka ndalesë eksplicite, të themi vetëm pse janë prodhime të Republikës së Kosovës, porse masa vlen për të gjitha shtetet tjera. Nëse dëshmohet se po implementojmë monitorimin, nuk do të ketë asnjë problem”, ka thënë Dimovski.

Ai ka shtuar se të hënën do t’i përgjigjen këtij vendimi të Kosovës me masa shtesë apo do të gjejnë ndonjë zgjidhje për tejkalimin e kësaj situate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...