Aderoi në PDK, komandant Dardani tregon arsyet e largimit, nga sabotimi i Isa Mustafës deri tek propaganda e LDK-së

Aktuale

Aderoi në PDK, komandant Dardani tregon arsyet e largimit, nga sabotimi i Isa Mustafës deri tek propaganda e LDK-së

Nga: A.M. Më: 18 gusht 2019 Në ora: 07:52
Isa Agushi

Të shtunën është bërë e ditur që zyrtari i LDK-së në Gjilan, Isa Agushi ka aderuar në PDK.

Ai njihet si komandant Dardan, i cili përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar arsyet pse është larguar nga LDK-ja.

Ai ka shkruar se ishte i sabotuar nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,, Isa Mustafa, pasi që nuk iu dha hapësira e duhur për të vepruar. Një arsye tjetër pse ka aderuar në PDK është pasi që beson në vizionin e Qemajl Mustafës, si dhe propaganda e LDK-së për këtë të fundit.  

Postimi i plotë:

Për hir të së vërtetes.Të dashur qytetar të komunes së Gjilanit,shumica prej jush më njiheni shumë mirë,prej sot jam antar i Pdk-së, kam obligim njerëzor që të ju njoftoj për kët aderim timin në Pdk.Une para disa muajsh isha në radhet e Ldk-së mirpo për hir të vertes dua që të ju informoj pse u largova nga kjo parti,isha i sabotuar nga prirsit e kesaj partije,nuk më dha hapsirë e duhur për të vepruar.Ldk-ja eka nji elektorat shumë të mirë por jo edhe udhëqsine e saj.Nuk dua ta fyej askend sepse ne jemi të gjithë vllëzër dhe bashkëvendas,disa nga kta gjat fushates sulmonin dhe thojshin gjithqka për Qemajl Mustafen por nuk po qendrojke ajo prapagandë sepse vet e kam vertetue se Qemajl Mustafa është njeri i ndershum dhe i moralshëm me qendrime burërore.Besoj fuqishëm në vizioni e kryetarit Mustafa,dhe kryetarit Kadri Veseli,jam bindur që këta burra e kishin pernime me ndërtue shtet, njerz të fjales dhe beses.Unë gjithëmon kam kërkur njerz që nuk gënjejn dhe njerz që mbajn fjalen.Nji mik më tha pa të rrejt « filani « nuk di qka është rrena.Unë dot vazhdoj në betejen time dhe do të kontriboj për vendin tim me shumë njerz të mirë dhe të sinqert.Zoti ju bekovtë ju dhe familjet tuaja,zoti e bekovtë Gjilanin dhe Kosoven.I juaji IA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat