Publikohen pamjet se si shiteshin armët për UÇK-në: Milaim Zeka e zbulon sa kushtonte një pushkë automatike

Aktuale

Publikohen pamjet se si shiteshin armët për UÇK-në: Milaim Zeka e zbulon sa kushtonte një pushkë automatike

Nga: N.H Më: 18 gusht 2019 Në ora: 17:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për mënyrën se si u furnizua Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë dhënë shpjegime të ndryshe. Mes tyreve është edhe ai i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ish- kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka pranuar për herë të parë se ka dhënë urdhër ai që të hapen depot e armëve në Shqipëri, duke rrezikuar një përplasje Veri-Jug dhe luftë civile.

Ky veprim sipas tij, është bërë për dy arsye: “të krijojë ekuilibër mes kundërshtarëve të armatosur në Jug të vendit dhe përkrahëseve të tij në Veri dhe arsyeja e dytë që shqiptarët e Kosovës të armatosen”.

“Bile ne si parti jemi organizuar që të japim armë pa lekë, edhe pse mund të ketë ndodhur që janë dhënë blerë. Por unë i kam hapur depot që të armatoset UÇK-ja”, ka thënë Berisha.

Së fundi, në rrjetet sociale janë duke qarkulluar pamje, se si grupe të ndryshme nga Shqipëria, në mënyre të organizuar kanë shitur armë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shkruan “Bota sot”.

Në pamje shihet edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i cili atëbotë ishte në rolin e gazetarit, ku pyet të intervistuarit rreth mënyrës së shitjes së armëve.

Gjithashtu, në këtë video, protagonistët e kësaj interviste tregojnë edhe për çmimet e armeve, shkruan “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat