Haradinaj: Me Qeverisjen e Aleancës qytetarët e Pejës do të përjetojnë rilindje - Bota Sot
Haradinaj: Me Qeverisjen e Aleancës qytetarët e Pejës do të përjetojnë rilindje

Aktuale

Haradinaj: Me Qeverisjen e Aleancës qytetarët e Pejës do të përjetojnë rilindje

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 17:45
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot është takuar me kryesinë e Shoqatës së Zejtarëve të Pejë.

Haradinaj tha se ka qenë kënaqësi për të ky bashkëbisedim me këtë kryesi.

“Rast i mirë që të flasim për mundësitë e ruajtjes së frymës artizanale të këtij qytetit dhe impaktin që autostrada e Dukagjinit do të ketë në lidhjen e tregjeve dhe zhvillimin ekonomik”.

“Me Qeverisjen e Aleancës zejtarët pejanë dhe të gjithë qytetarët e Pejës do të përjetojnë rilindje, duke qenë partner i vërtetë i tyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...