Milaim Zeka tregon se kush prej drenicakëve nuk ‘ngrehet as me traktor’

Aktuale

Milaim Zeka tregon se kush prej drenicakëve nuk ‘ngrehet as me traktor’

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 22:31
Milaim Zeka

Në këtë intervistë krejt ndryshe nga të tjerat, Zeka ka rrëfyer për shumë gjëra të jetës së tij.

Në një pjesë të intervistës, ai ka folur edhe për vendlindjen e tij, Drenicën.

Zeka ka thënë se në Drenicë nuk ka njerëz mesatar. Ai ka treguar se nuk ka burra sikur drenicakët që i respektojnë gratë, mirëpo ka edhe të atillë që janë krejt ndryshe.

“Qe ku është dallimi. Nuk ka burra në Kosovë ta them 1 milion për qind garancion sikur drenicakët që i respektojnë gratë dhe ju frikësohen grave. Kjo është më e para, vlera më e madhe e tyre. Por në Drenicë nuk ka njerëz mesatar. Ose është diamant 100 për qind ose është fort bërllog. Me të qëllu drenicaku hajvan, budall as traktori Rakovicë gumën e madhe që e ka nuk mundet me ja kalu trunin që e ka drenicaku dhe kjo është diferenca”, ka thënë Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat