Ekskluzive: LDK-ja dhe Nisma me marrëveshje për koalicion parazgjedhor - Bota Sot
Ekskluzive: LDK-ja dhe Nisma me marrëveshje për koalicion parazgjedhor

Aktuale

Ekskluzive: LDK-ja dhe Nisma me marrëveshje për koalicion parazgjedhor

Nga: A.Zh Më: 19 gusht 2019 Në ora: 12:45
Pamje nga takimi Mustafa-Limaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, është duke zhvilluar një takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj.

Sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, pritet që Nisma të arrijë sot marrëveshje për koalicion parazgjedhor me LDK-në.

Gazeta ka arritur të sigurojë një fotografi nga takimi që po mbahet në një nga lokalet në Prishtinë.

Para takimit me Limajn, Mustafa është takuar edhe me kryetarin e PSD-së Shpend Ahmetin. Ky i fundit, pas përfundimit të takimit, ka thënë se ka një frymë pozitive të bashkëpunimit PSD-LDK.

Ata kanë vendosur që të kenë takime edhe në ditët në vazhdim, për të parë mundësinë e bashkëpunimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...