PSD-ja përfundon mbledhjen, në ora 15:00 konferencë për media

Aktuale

PSD-ja përfundon mbledhjen, në ora 15:00 konferencë për media

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 12:55
PSD

(E plotësuar) - Partia Socialdemokrate, ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje zyrtarë të kësaj partie kanë bërë të ditur se në orën 15:00 do të kenë një konferencë për media në të cilën do të bëhet e ditur qëndrimi përkitazi me mundësinë e koalicionit me AAK-në.

Kjo mbledhje u mbajt pas takimit të pati kreu i kësaj partie Shpend Ahmeti me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pas raportimit në media për një koalicion të mundshëm mes AAK-së dhe PSD-së.

Edhe AAK-ja ka thirrur mbledhjen e Këshillit Drejtues në të cilën pritet të vendoset për koalicionin e mundshëm me PSD-në, por edhe me partitë tjera.

***

Nis mbledhja në PSD, vendoset nëse do të ketë koalicion me AAK-në

Ka filluar mbledhja e këshillit drejtues të PSD-së, ku do të vendoset për një koalicion të mundshëm në mes Partinë SocialDemokrate dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

I pari i kësaj partie, Shpend Ahmeti, gjatë ditës së sotme është takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

I njëjti pas takimit ka deklaruar se si parti kanë përafrim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, dhe se beson se gjatë ditës së sotme do të takohet me kryetarin e kësaj partie, Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat