Në orën 15:00 AAK e PSD zyrtarizojnë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor

Aktuale

Në orën 15:00 AAK e PSD zyrtarizojnë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 13:17
Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit drejtues të PSD-së në të cilën pritej të vendosej lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor me AAK-në.

Pas kësaj mbledhje anëtarë të PSD-së nuk janë deklaruar për media, megjithatë  KosovaPress merr vesh se është vendosur që të shkohet në koalicion parazgjedhor me AAK-në.

Madje, këtë marrëveshje pritet që  ta zyrarizojnë sot në orën 15:00 përmes një konference të përbashkët për media dy partnerët e koalicionit Ramush Haradinaj e Shpend Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat