AAK paralajmëron koalicion tjetër

Aktuale

AAK paralajmëron koalicion tjetër

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

AAK përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje të më hollësishme në rastin e koalicionit me Partinë Social Demokrate të Kosovës.

“Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ka votuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Partinë Social Demokrate të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas AAK, Këshilli Drejtues që është organi më i lartë drejtues i Partisë, e ka mandatuar kryetarin e AAK-së,
Ramush Haradinaj, për diskutime për zgjerimin eventual të Koalicionit parazgjedhor të AAK-së.

“Në arsyetimin e paraqitur nga Kryetari Haradinaj për koalicion AAK-PSD, thuhet se bashkëpunimi mes forcave politike, në rastin konkret me PSD-në, është një moment mëse i domosdoshëm në përpjekjet e krijimit të boshtit të fitores, kjo me qëllim të fuqizimit të Kosovës, përballë sfidave që e presin dhe të forcimit të institucioneve dhe rritjes së përgjegjësisë përballë qytetarëve”, thuhet në këtë njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat