Hisja e vogël e PSD’së, Haradinaj ua lë veç 25 vende në listë

Aktuale

Hisja e vogël e PSD’së, Haradinaj ua lë veç 25 vende në listë

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 14:01
Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti

AAK e Ramush Haradinajt e PSD e Shpend Ahmetit sot u dakorduan që të nënshkruajnë marrëveshje parazgjedhore për koalicion, tash kur vendi është në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Por, në këtë marrëveshje, PSD si duket po mbetet me hiq më pak se vetëm 25 vende në listën për deputetë. Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Express, burime mirë të informuara nga të dyja partitë.

AAK e PSD sot e thyen akullin e vijave të kuqe, duke paralajmëruar nënshkrim të koalicionit parazgjedhor, për të shkuar kështu në zgjedhje  me një listë të përbashkët.

Në një marrëveshje që ishte arritur ditë më parë, sot janë definuar të gjitha detaje.

Media mëson se PSD, sipas marrëveshjes që ka arritur me AAK-në në listën parazgjedhore do të garojë me 25 deputetë.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje do të bëhet sot në orën 15:00, në një konferencë që PSD e ka paralajmëruar.

Marrëveshjen për koalicion e ka konfirmuar sot kryeministri në dorëheqje e kreu i AAK-së Ramush Haradinaj..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat