Haradinaj nuk tregon nëse ka marr ftesë nga LDK-ja për takim - Bota Sot
Haradinaj nuk tregon nëse ka marr ftesë nga LDK-ja për takim

Aktuale

Haradinaj nuk tregon nëse ka marr ftesë nga LDK-ja për takim

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Me shumicë votash këshilli drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka votuar pasditen e sotme koalicionin parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate. Kështu tha i pari i kësaj partie, Ramush Haradinaj pas këtij takimi.

I njëjti është mandatuar nga këshilli drejtues i AAK-së, për diskutime për zgjerimin eventual të koalicionit parazgjedhor të AAK-së.

Haradinaj: Me shumicë votash është votuar për koalicion me PSD-në

“Ka dominuar tema e koalicionit parazgjedhor me Partinë SocialDemokrate të kryesuar nga Shpend Ahmeti. Ka pasur plot diskutime rreth kësaj, rreth koalicioneve potenciale në të ardhmen, por është votuar me shumicë të votave, me dy abstenime veç, marrëveshja për koalicion parazgjedhor me PSD-në”, tha Haradinaj.

Kjo marrëveshje me PSD-në, Haradinaj tha se përfshin pikat programore dhe gjitha çështjet tjera përgatitore për të shkuar suksesshëm në zgjedhje.

Haradinaj ka treguar nëse ka marrë ndonjë ftesë nga Lidhja Demokratike e Kosovës për t’u takuar.

Haradinaj: Tash jam i zënë ju po e shihni

“Tash jam i zënë ju po e shihni, edhe unë jam me detyra me punë plot, nuk ka gjë kundër me taku çdo kënd, megjithatë unë duhet të kryej këto punë që i kryej”, tha ai.

I pyetur se kush do të jetë bartës i listës, tha se të gjitha detajet do të shpalosen në konferencën e përbashkët që do mbahet sot  në orën 15:00  nga dy partnerët  e koalicionit, Ramush Haradinaj e Shpend Ahmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...