Vetëvendosje bëhet nervoz që Mustafa takoi Limajn e Ahmetin

Aktuale

Vetëvendosje bëhet nervoz që Mustafa takoi Limajn e Ahmetin

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 15:42
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizjes Vetëvendosje, si duket nuk i ka pëlqyer fakti që Isa Mustafa u takua sot me Fatmir Limajn e Shpend Ahmetin, raporton Gazeta Express.

Për këtë ka reaguar, zyrtari për media në këtë parti, Arlind Manxhuka, që ka shkruar përmes Facebook-ut, se për dallim nga LDK-ja, Vetëvendosja nuk i takohon udhëheqësit dhe patericat e PAN-it.

“Për dallim nga LDK Lëvizja nuk i takon udhëheqësit dhe patericat e PAN-it. Bravo VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Manxhuka.

Ndryshe, lideri i VV-së, Albin Kurti u takua me Isa Mustafën pak ditë pasi që ai u rikonfirmua në krye të LDK-së.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat