Pas PSD-së, AAK në koalicion edhe me AKR-në: Ramush Haradinaj ka marrëveshje me Behgjet Pacollin! - Bota Sot
Pas PSD-së, AAK në koalicion edhe me AKR-në: Ramush Haradinaj ka marrëveshje me Behgjet Pacollin!

Aktuale

Pas PSD-së, AAK në koalicion edhe me AKR-në: Ramush Haradinaj ka marrëveshje me Behgjet Pacollin!

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 18:40
Haradinaj dhe Pacolli

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, brenda pak ditësh mund ta zyrtarizoj edhe partnerin e dytë në koalicion parazgjedhor, pas PSD-së.

Media nga burime brenda AAK-së, ka marrë vesh se pos PSD-së, shumë shpejt mund të zyrtarizohet edhe koalicioni me AKR-në.

Sipas këtyre burimeve, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Alencës Kosova e Re, Behgjet Pacolli kanë një marrëveshje një parim për të hyrë në koalicion parazgjedhor.

“Ka një marrëveshje parimore ndërmjet Ramush Haradinajt e Behgjet Pacollit për koalicion parazgjdhor. Janë edhe disa detaje të papërfunduara”, tha ky burim.

Sipas këtij burimi, Haradinaj po pret edhe pak ditë, gjegjësisht një përgjigje pozitive edhe nga Nisma, në mënyrë që pastaj ta ketë më të lehtë përpilin e listës zgjdhore të përbashkët ndërmjet katër partive.

Është vetë Haradinaj, ai i cili sot edhe publikisht e tha se pret që koalicioni AAK- PSD të zgjerohet me Nismën e AKR-në.

“Nuk jemi pjesë e skenarëve për një PAN të ri. As për një PAN 2 apo PAN 3, dhe këtë e themi me përgjegjësi të plotë dy subjektet politike. Por, jemi që subjektet tjera politike që kanë pikëpamjet e tyre t’i dëgjojmë. Ajo që po bëjmë është se ne nuk po presim nga askush po e krijojmë boshtin e fitores, që është shpres për qytetarët e vendit. Nesër do të takohemi me kryetarin e Nisma Fatmir Limaj, ideja është për zgjerimin e koalicionit, ftojmë edhe AKR-në të na bashkangjitet”, ka thënë ai.

Haradinaj ka komentuar edhe takimet e Isa Musfatës me liderët e disa partive politike. “Kam do punë mi kry këtu do të jemi çdo ditë me Shpend Ahmetin”, tha ai .

Në anën tjetër, nga Nisma janë të bindur se rruga më e mirë është shkuarja vetë në zgjedhje.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Social Demokrate, Jakup Krasniqi, ka bërë të ditur se Nisma do të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...