Olluri i kundërpërgjigjet Nasim Haradinajt pasi i shau nënën: Vlerë më të madhe se ai ka kali i tij, është gllup

Aktuale

Olluri i kundërpërgjigjet Nasim Haradinajt pasi i shau nënën: Vlerë më të madhe se ai ka kali i tij, është gllup

Nga: N.H Më: 19 gusht 2019 Në ora: 19:18
Olluri dhe Haradinaj

Nënkryetari i OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj, është lëshuar në fjalë ofenduese ndaj gazetarit Parim Olluri, duke e sharë madje edhe me nënë.

Ndaj këtij fjalori të Haradinajt ka reaguar Olluri i cili poashtu i është kundërpërgjigjur ashpër, duke thënë se vlera më të madhe se Nasimi ka kali i tij.

“Nuk duhet marre seriozisht Nasim Haradinajn. Eshte gllup. Vlerë më të madhe ka kali i tij i vogël, të cilin e ka deklaruar në Anti Korrupsion. Për blerjën e Nasimit nuk i shpenzon kush 3 mijë euro. Asnjë parti e asnjë individ”, ka shkruar Olluri në reagimin e tij.

Nënkryetari i OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj, kishte reaguar ashpër ndaj gazetarit Parim Olluri, i cili duke aluduar për aderime në partitë politike, ka përmendur edhe Haradinajn.

Ai ka thënë se i bën nder edhe refuzimi i Listës serbe, teksa ka akuzuar Ollurin për bashkëpunim me Srspkan, përcjell Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat