Anëtarja e Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Valdete Bajrami, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së saj për mënyrën e pjesëmarrjes në zgjedhje.
Bajrami, thotë se me kërkesë të strukturave të partisë është vendosur që në këto zgjedhje të mos garohet në koalicion, por të hyjnë si parti e vetme.
“Nisma Socialdemokrate deri më tash e ka opinonin e strukturave të saj, e ju i keni parë edhe delegacionet tona kanë qenë thuajse në krejt Kosovë duke i përfshirë edhe aktivistët se çka mendojnë ata ose si e shohin NISMA-n në të ardhmën dhe përgjigja e tyre ka qenë që të hyhet në zgjedhje sikur në vitin 2014. Deri më tani është ky pozicion, por nëse ka ndonjë ndryshim janë organët e partisë ato të cilat do të dalin me qëndrim”, tha ajo në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjini.
Ndryshe, Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka paralajmëruar një takim për nesër me kryetarin e NISMA-s Fatmir Limaj, menjëherë pas koalicionit me PSD-në.
Limaj, gjatë ditës së sotme kishte zhvilluar takim edhe me kreun e LDK-së Isa Mustafa.