Pinelis: "Trampit nuk i intereson çfarë do të nënshkruajnë Thaçi e Vuçiq, por do reagoj ashpër nëse nuk ka marrëveshje "

Aktuale

Pinelis: "Trampit nuk i intereson çfarë do të nënshkruajnë Thaçi e Vuçiq, por do reagoj ashpër nëse nuk ka marrëveshje "

Nga: Fatmir Beka Më: 19 gusht 2019 Në ora: 21:19
Donald Trump

Eksperti për çështje të Ballkanit Perëndimor Din Pinelis ka deklaruar se Uashingtoni në vjeshtë mund të organizoj takim në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarët e Prishtinës dhe Beogradit, takim që do ishte i njëjtë me atë që në vitin 1978 e pat organizuar Xhim Karter dhe kur u arrit marrëveshja historike mes Izraelit dhe Egjiptit, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Këtë Din Pinelsi e tha në një tekst autorial në “Europian Western Ballkans”.

"Nëse Egjipti dhe Izraeli kanë mundur të arrijnë marrëveshje të qëndrueshme pas konfliktit të gjatë të armatosur dhe armiqësive, atëherë ka shpresë që edhe Kosova dhe Serbia mund të bëjnë të njëjtën” la shkruar Pinelis.

"Si kusht, pas thirrjes së samitit, qeveria e re e Kosovës duhet të suspendoj apo heq taksën në mallrat serbe, ndërsa Serbia duhet të pranoj të suspendoj fushatën kundër njohjes së Kosovës”, ka shkruar Pinelis që shton se Tramp do reagoj ashpër nëse Kosova dhe Serbia nuk arrijnë marrëveshje deri në shkurt.

"Pra kjo është nevoja e Tramp për situatë të qartë në Ballkan, kur do të nis ballafaqimi me zgjedhjet 2020, kështu që Trampit nuk i intereson çka do nënshkruajnë Thaçi dhe Vuçiq ", mendon Pinelis.

Suksesi i takimit në nivelin më trë lartë sipas vlerësimit të tij përbën trashëgimi dhe depërtim të mirë në politikën e jashtme të administratës së Trampit dhe do sillte paqe të qëndrueshme në Ballkan, që do përshëndetej nga shumica e kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat