Haradinaj tregon se a do të japë serish dorëheqje nëse e fton Haga

Aktuale

Haradinaj tregon se a do të japë serish dorëheqje nëse e fton Haga

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 21:27
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka treguar arsyen e afrimit me PSD-në duke thënë se kjo ka të bëjë me pjekurinë e tyre politike dhe duke marrë parasysh sfidat me të cilat do të përballet vendi në të ardhmen.

“Kjo është edhe një shpresë që ka ndodhur për qytetarin. Ne bashkëpunojmë sot që rinia të mos ikë. Si ka ardhur deri te marrëveshja? Kam pasur nder të bashkëpunoj me Ahmetin si kryetar i Prishtinës. Rezultat i kësaj marrëdhënie, ligji për Prishtinës u bë realitet. Kjo marrëdhënie rezultoi shkëlqyeshëm edhe sa i përket ushtrisë. Partitë tjera në kohën e ligjit për ushtrinë mblidhnin vota për rrëzimin e qeverisë”, tha ai duke aluduar në Vetëvendosjen dhe LDK-në.

“Si kam dhënë dorëheqje, e kam thirr Shpendin dhe i kam treguar arsyen. I kam thirr Fatmirin dhe Behgjetin, sepse ka pasur fjalë se kam dezertuar e po kthehet në qeveri.  PSD ka qenë pro-aktive në negocim të marrëveshjes dhe sot kemi rezultatin”, tha Haradinaj në emisionin Pressing të T7.

Duke folur se çfarë do të ndodhë nëse ftohet serish nga Haga, Haradinaj ka thënë se serish do të japë dorëheqje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat