Vjen lajmi i mirë për Kosovën nga Helsinki, ‘çmendet’ Daçiqi

Aktuale

Vjen lajmi i mirë për Kosovën nga Helsinki, ‘çmendet’ Daçiqi

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 21:51
Ivica Daçiq

Të gjashtë partnerët nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, janë të ftuar të marrin pjesë në një takim joformal të ministrave të Jashtëm të BE në Helsinki në fund të gushtit për të diskutuar bashkëpunimin rajonal.

Shefja në largim e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ftoi zyrtarisht kokat e diplomatëve të Kosovës dhe BeH të marrin pjesë në një takim joformal të Këshillit të Ministrave të BE-së, i cili do të mbahet në Helsinki më 28 dhe 29 gusht.

"Partnerët nga Ballkani Perëndimor janë ftuar në një takim joformal të ministrave të Jashtëm në Helsinki në fund të muajit për një diskutim të rëndësishëm se si të ecim përpara në bashkëpunimin rajonal," tha një zëdhënës i BE-së për Tanjug.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq e përshkroi lëvizjen e Mogherini si një "precedent".

"Natyrisht, në fund të mandatit të saj, ajo dëshiron të tregojë se bëri diçka për Kosovën, por kjo nuk është e drejtë për Serbinë," tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat