Ahmeti: VV-ja nuk mund të bëjë koalicion me askënd sepse i kanë sharë të gjithë

Aktuale

Ahmeti: VV-ja nuk mund të bëjë koalicion me askënd sepse i kanë sharë të gjithë

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 22:04
Shpend Ahmeti

 Kreu i PSD’së, Shpend Ahemti ka thënë se VV’ja nuk ka lënë askënd pa e sha e prandaj sot nuk munden me bë koalicion.

“VV’ja nuk mund të bëjë koalicion me askënd sepse nuk kanë lanë askënd pa e sha”, është shprehur Ahmeti.

Ai i përmendi edhe rastet kur VV’ja e ka sulumu shtëpinë e Isa Mustafës.

“Sa njeri e ka gju Isa Mustafën me gurë e sot shkojnë negociojnë me të”, ka theksuar Ahmeti në Pressing.

Madje ai ka thënë se gëzohet nëse VV’ja dhe LDK arrijnë një koalicion.

“Unë gzohem me nëse këta bëjne një koalicion me LDK’në”, ka thënë Ahmeti.

 Ai gjithashtu përmendi edhe rastin kur disa persona brenda kryesisë së VV’së premtuan të japin dorëheqje nëse arrihet një koalicion me LDK’në.

“Pasi u bë PAN’i, të nesërmen Albini ka thënë se ka mundësi që LDK’ja po na lut me për një koalicion, aty dy persona nga kryesia e VV’së kanë premtu nëse arrihet ky koalicion, e sot po bëhet një koalicion mes tyre”, ka theksuar Ahmeti./Express

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat