Haradinaj: Kurrë nuk bëhem më me PDK-në - Bota Sot
Haradinaj: Kurrë nuk bëhem më me PDK-në

Aktuale

Haradinaj: Kurrë nuk bëhem më me PDK-në

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 22:25
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e ka njoftuar kreun e PDK-së, Kadri Veselin, për dorëheqje pasi ai nuk i ka lënë hapësirë për të diskutuar për tema të ndjeshme.

“Çka të paralajmërojë një njeri që në Washington ka thënë se Haradinaj po flet me Amerikën si me Serbinë. Nuk më la hapësirë që të flasë për tema të tilla”, ka thënë kryeministri në detyrë.

Haradinaj thotë se PDK e ka penguar për temat më të rëndësishme kombëtare dhe se më asnjëherë nuk do të bashkëpunojë me partinë e Veselit.

“Me PDK-në kurrë më”, ka thënë kreu i AAK-së, i cili ka dhënë dorëheqje një muaj më parë pasi ka marrë ftesë për intervistim pranë Dhomave të Specializuara në Hagë./Express

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...