Haradinaj numëron vërejtjet për partitë tjera, ky është qëndrimi i tij për Nisma

Aktuale

Haradinaj numëron vërejtjet për partitë tjera, ky është qëndrimi i tij për Nisma

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 23:07
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i interesuar për partneritet me Nismën Socialdemokrate dhe se një gjë e tillë nuk do të thotë ndryshim të marrëveshjes me PSD-në, pasi pjesë e koalicionit parazgjedhor mund të jenë edhe partitë e tjera.

“Kam respekt për Nisma dhe Limaj. Jam i interesuar për partneritet me Nisma.  Nuk ndryshon partneriteti me PSD, pasi mund të shtohen edhe parti të tjera”, tha ai gjatë emisionit Pressing në T7.

Haradinaj ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me partitë e tjera. Ai tha se ka vërejtje për PDK-në, VV-në dhe LDK-në.

“PDK është e paqëndrueshme. Kanë problem me qëndrueshmërinë e vet. Nuk e di si i marrin vendimet. LDK-ja iu ik temave të nxehta, nuk janë ata që shkojnë të kapin ‘patatet’ e nxehta për vendin. Albin Kurtin e kam takuar për ushtri edhe shumë tjera herë. Hetoj një ndryshim. Është një mjeshtër i mirë të paraqitet, por nuk është ashtu sikurse thotë. Kohët e fundit thotë është më mirë reciprocitet se sa taksa. O Albin, leje këtë taksë! Shyqyr që i erdhi dita! Ai po dëshiron ta lëkundë edhe këtë. Nuk ia kuptoj oscilimet. Është bërë e çuditshme kjo që Albini po e lyp çdo ditë LDK-në. Ai i thotë LDK-së ju duhet të vini me mua, por unë e dua këtë”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat