Liri Loshi tregon pse e vizitoj Burojën

Aktuale

Liri Loshi tregon pse e vizitoj Burojën

Nga: H.O. Më: 20 gusht 2019 Në ora: 06:27
Liri Loshi

Ish mjeku i UCK-së, Liri Loshi dje publikoj një foto të tij në fshatin Burojë, fshat ky, i cili është vendlindja e Presidentit Hashim Thaci.

Ai kishte marrë reagime të ndryshme në rrjetet sociale dhe pas kësaj dha një shpjegim se pse ka vizituar pikërisht këtë fshat.

Postimi i plotë:

Arsyeja pse dje postova foton nga Buroja ishte thjeshtë emocionale. Po udhëtoja nga aeroporti pēr në Mitrovicë, përmes Klinës dhe në këtë rrugë fshati i parë i Drenicës ishte Buroja. Unë nuk mundem të shkel në tokën e Drenicës pas një viti dhe të mos kem emocione paska më të veçanta se për pjesët tjera të Kosovës. Besoj se kjo është normale. Së dyti, gjatë luftës, Buroja, me Izbicën, Leçinën dhe Turjanin kanë qenë vendet kryesore ku unë nga një periudhë në tjetrën jam strehuar dhe kam gjetur dashurinë dhe mikëpritjen e veçantë të njerëzve, të cilët i dua, i çmoj dhe i falenderoj shumë për bujarinë e treguar ndaj meje dhe shumë të tjerëve. Së treti, Buroja para se të jetë fshat i Hashim Thaçit, për të cilin natyrisht se kam respekt, pavarësisht notave të mia kritike, është fshat i të ndjerëve, Nebil Durakut dhe Ibish Mulakut - Burojës, si dhe i Ilir Shaqirit dhe disa emrave tjerë që mendoj se meritojnē nderimin tonë për punën e frytshme të tyre. Buroja është edhe mbiemri i dytë i Mulla Ilaz Spahiut, i cili u pushkatua nga partizanët për aktivitetin e tij patriotik në shtabin e Shaban Polluzhës. Gjithsesi pra, Buroja është një fshat që ia shton krenarinë Kosovës. Jam i sigurtë se dikush nga Buroja të njëjtën gjë do ta thoshte për fshatin e lindjes sime, Pemishtën. Duke çmuar njëri tjetrin, ne çmojmë vetëveten, por edhe atdheun tonë.Të menduarit e ndryshëm politik është dhunti e demokracisë që nuk guxon asnjëherë të na fusë në urrejtje pēr njëri tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat