Dyfytyrësia e Haradinajt, Remit i kishte ndarë dekoratë pas kthimit nga Haga, tash thotë ka “knu” atje

Aktuale

Dyfytyrësia e Haradinajt, Remit i kishte ndarë dekoratë pas kthimit nga Haga, tash thotë ka “knu” atje

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 09:25
Remi/Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, jo rrallëherë e nxjerr në pah pafytyrësinë e tij.

Dje në një intervistë, duke u munduar ta përulë edhe Rrustem Mustafën, njëjtë sikurse Rexhep Selimin, tha se edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit ka “knu” në Hagë.

Por, ishte po Haradinaj si kryeministër, që pas kthimit të Rrustem Mustafës nga Haga, e kishte ftuar në takim dhe i kishte ndarë atij Medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, për t’ia shprehur, siç kishte shkruar Haradinaj, respektin më të lartë për rrugën e tij jetësore në shërbim të atdheut.

“Me ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, bashkëbiseduam për zhvillimet në vend, në veçanti për trajtimin e dinjitetshëm të kategorive të lirisë. Duke shprehur respektin më të lartë për rrugën e tij jetësore në shërbim të atdheut dhe lirisë, gjeneralit Mustafa, i dorëzova Medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu””, kishte shkruar Haradinaj, duke u munduar të “këndoj” edhe vetë për ndonjë votë llapjane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat