Alma Lama tregon dëmin që është bërë me hapjen e temës për ndryshimin e kufijve

Aktuale

Alma Lama tregon dëmin që është bërë me hapjen e temës për ndryshimin e kufijve

Nga: D.RR Më: 20 gusht 2019 Në ora: 11:05
Alma Lama

Ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, përmes një postimi në Facebook i ka bërë thirrje qeverisë së re që do të vije në pushtet se, do të përballet me presionin për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

Ajo gjithashtu ka shkruar se me hapjen e temës për prekjen e kufijve, Kosova ka pësuar dëm të madh për shkak se tashmë kufijtë e Kosovës konsiderohen të prekshëm.

Postimi i plotë:

Qeveria e ardhshme e Kosoves do te perballet me presionin per arritjen e nje marreveshje me Serbine. Ne menyre qe rezultati te jete pozitiv, duhet qe spektri politik te jete i bashkuar. Vija e kuqe duhet te jete moscenimi i sovranitetit territorial.

Me hapjen e temes se ndryshimit te kufijve, shkembimit apo korigjimit, terma qe me qellim u perdoren per te shkaktuar konfuzion, demi eshte bere, pasi tashme kufijte e Kosoves konsiderohen te prekshem, te cenueshem.

Prandaj qeveria e ardhshme duhet te punoje me seriozitet, duke perfshire edhe opoziten ne kete ceshtje, dhe mbi te gjitha duke angazhuar njerez te dijshem, jo sharlatane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat