Pacolli priti në takim lamtumirës ambasadoren kroate, Kapitanoviç

Aktuale

Pacolli priti në takim lamtumirës ambasadoren kroate, Kapitanoviç

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 14:47
Pacolli priti në takim lamtumirës ambasadoren kroate, Kapitanoviç

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka prit sot në takim lamtumirës ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviç.

Ministri Pacolli ka  falënderuar ambasadoren Kapitanoviç për punën e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë në të gjitha fushat. “Me projekte dhe investime konkrete, Kroacia ka ndihmuar Kosovën në forcimin e institucioneve, subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimit ekonomik”, ka shtuar ministri Pacolli.

Nga ana tjetër, ambasadorja e Kroacisë, Marija Kapitanoviç, ka theksuar se Kroacia edhe më tutje do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, duke rritur shkëmbimin në të gjitha fushat. Në fund, ministri Pacolli ka falënderuar ambasadoren Kapitanoviç për kontributin në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duke i uruar suksese në postin e saj të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat