Havolli kërkon nga FKGK-ja rritjen e skemës së garantimit të kredive për bizneset - Bota Sot
Havolli kërkon nga FKGK-ja rritjen e skemës së garantimit të kredive për bizneset

Aktuale

Havolli kërkon nga FKGK-ja rritjen e skemës së garantimit të kredive për bizneset

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 16:22
Pamje nga takimi

Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Sokol Havolli, ka pritur në takim drejtuesit e Fondi Kosovar për Garanci Kreditore.

Në këtë takim, Zëvendësguvernatori Havolli ka diskutuar me drejtuesit e FKGK-së mundësitë për zhvillimin e sektorëve të ekonomisë të cilët kanë qasje më të limituar në produkte financiare.

Nga ana tjetër, drejtuesit e FKGK-së kanë njoftuar për veprimet e marra për të forcuar dritaret e agrobiznesit, si dhe për financimin e bizneseve të udhëhequra nga gratë, instrumente këto që do mundësojnë rritjen dhe zhvillimin më të shpejtë të bizneseve të këtyre kategorive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...