Glauk Konjufca i dha LDK-së ultimatum për koalicion, vjen përgjigja e Agim Veliut

Aktuale

Glauk Konjufca i dha LDK-së ultimatum për koalicion, vjen përgjigja e Agim Veliut

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 17:27
Agim Veliu

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë zhvilluar një takim sa i përket dakordimit për koalicionet parazgjedhore.

Për ta pyetur më gjerësisht rreth këtij takimi media ka kontaktuar me nënkryetarin e LDK-së Agim Veliu.

Ai shkurt është përgjigjur se nuk ka informacion rreth  këtij takimi, ndërsa për koalicionin me LVV, nënkryetari i LDK-së Veliu  u shpreh se do të ishte më mire që LDK të shkonte vetëm në zgjedhje.

“Ne do ti diskutojmë të gjitha variantet në forumet e Lidhjes Demokratike dhe pastaj do të vendosim.Unë personalisht si nënkryetar i LDK-së jam që LDK-ja të shkojë e vetme në zgjedhje”.

Veliu ka komentuar edhe deklaratat e deputetit të VV-së Glauk Konjufca, se nuk e presin dhe shumë gjatë LDK për koalicion.

“VV -ja nuk është në pozicion për të na vendosur  kushte ne, pra Lidhjes Demokratike. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është duke e lutur VV-në për koalicion por janë ata që po na lusin ne dhe në këtë rast nuk mund të na vendosin ultimatum” ka thënë Veliu.

Ndërsa se a do të jetë ai kandidat për kryeministër nga radhët e LDK-së, Veliu nuk ka pohuar dhe as mohuar diçka të tillë duke thënë se kjo i përket forumeve dhe organeve të Lidhjes Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat