Zyrtari i LDK-së: VV me këtë “taktikë” të ultimatumeve po e luan këtë ‘lojë’

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: VV me këtë “taktikë” të ultimatumeve po e luan këtë ‘lojë’

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 17:56
LDK

Pas ultimatumit që deputeti i VV-së, Glauk Konjufca i dha LDK-së, për koalicion parazgjedhor, kanë ardhur reagime të shunta nga partia e Isa Mustafës.

Anëtari i LDK-së, Florian Dushi ka theksuar se Vetëvendosje po luan lojë me këto ultimatume.

Ai në një shënim në Facebook tha se VV po e bën këtë ‘lojë’ që ta fajësojë LDK-në, për dështimin e koalicionit.

“Oferta “merre ose lëre” drejtuar LDK-së tregon qëllimin e vërtetë të atyre që në mënyrë kaq përfide luajnë lojën e paracaktimit të fajtorit në sytë e opinionit publik për mosrealizimin e një koalicioni eventual, i cili, sipas tyre, duhet të ndërtohet ekskluzivisht sipas versionit të tyre!!!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat