Ramush Haradinaj thotë se shteti, ekonomia dhe drejtësia janë tri motive të shenjta për AAK’në

Aktuale

Ramush Haradinaj thotë se shteti, ekonomia dhe drejtësia janë tri motive të shenjta për AAK’në

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 18:55
Ramush Haradinaj

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë që ai drejton në qytetin e Prizrenit.

Në një shkrim në Facebook ai ka bërë të ditur tri motivet e shenjta të vizionit të paritsë së tij.

“Shteti, ekonomia dhe drejtësia janë tri motive të shenjta për vizionin e Aleancës”, ka shkruar ai.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Shteti, ekonomia dhe drejtësia janë tri motive të shenjta për vizionin e Aleancës. Me strukturat e AAK-së në Prizren ritheksova se platforma fituese e zgjedhjeve që i kemi përpara, është oferta jonë. Aprovimi i fuqishëm i konceptit 100% shtet është pikënisja që ta orientojmë tërë energjinë në proceset e brendshme zhvillimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat