A e tërhoqi Togo njohjen e Kosovës? Ende nuk ka reagim nga MJP

Aktuale

A e tërhoqi Togo njohjen e Kosovës? Ende nuk ka reagim nga MJP

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 19:39
Behgjet Pacolli

Mediat serbe vazhdojnë të raportojnë se shteti i Togos e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. 

Sipas gazetës “Blic” e cila thirret në burime diplomatike, Togo është vendi i 15 që e ka tërhequr njohjen e Kosovës. 

“Blic” shkruan se edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar, rreth tre muaj më parë ministri i jashtëm, Ivica Daçiq është takuar rastësisht ose me qëllim me zyrtarë të lartë të Togos për ta diskutuar njohjen e Kosovës. 

Nëse lajmi del të jetë i vërtetë, Togo sipas mediave serbe, do të jetë pjesë e një “liste” të 15 vendeve që kanë tërhequr njohjen në dy vitet e fundit. 

Ndryshe Togo është një vend i Afrikës Perëndimore, i cili deri në vitin 1960 ishte një koloni franceze, pas së cilës luftoi për pavarësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat